Insajderi
Lajme

Votimi me kusht, këto janë 38 qendrat e votimit

Insajderi
28 December 2025 - 08:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Votimi me kusht, këto janë 38 qendrat e votimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka miratuar listën e përgithshme të qendrave të votimit në të cilat do të zhvllohet procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme të vendit. 

Duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, me qëllim të mundësimit të votimit me kusht, KQZ ka caktuar në çdo komunë nga një qendër votimi me kusht. 

Pra, në të gjithë vendin janë vetëm 38 qendra votimi me gjithsej 57 vendvotime në të cilat lejohet votimi me kusht.

“Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, votimi me kusht është i mundur për votuesin në cilëndo komunë, pasi Kosova është një zonë e vetme zgjedhore dhe në çdo komunë shpërndahen fletëvotimet me përmbajtjen e njëjtë”, thuhet nga KQZ. 

Kjo është lista dhe adresat e qendrave të votimit për votimin me kusht më 28 dhjetor 2025:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark