Insajderi
Lajme

Lista Serbe përsërit votimin e organizuar, pamje të qytetarëve që shkojnë në grupe në qendrat e votimit

Insajderi
28 December 2025 - 09:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lista Serbe përsërit votimin e organizuar, pamje të qytetarëve që shkojnë në grupe në qendrat e votimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Radio Evropa e Lirë sjell disa pamje të votimit kolektiv në Mitrovicë të Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Pushtetin lokal atje e ka Lista Serbe – partia më e madhe serbe, e mbështetur nga Beogradi zyrtar.

Pjesëtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, kanë dalë për të votuar në mënyrë kolektive nga qendra e Mitrovicës së Veriut, në krye me kryetarin e partisë, Zllatan Ellek.

Votimi kolektiv është bërë një praktikë e zakonshme sa herë që Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje.

Në garë për dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, përveç Listës Serbe, janë regjistruar edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit dhe Lidhja Kosovare e Goran Marinkoviqit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark