Insajderi
Insporti

Befasoi me praninë e tij në tribuna, Hakimi zbulon arsyen pse Mbappe ishte aty

Insajderi
28 December 2025 - 16:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Befasoi me praninë e tij në tribuna, Hakimi zbulon arsyen pse Mbappe ishte aty
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kylian Mbappé ka qenë së fundmi i pranishëm në tribuna për të ndjekur Kombëtaren e Marokos në një ndeshje të Kupës së Afrikës, duke treguar edhe një herë lidhjen e tij të veçantë me këtë vend.

Ylli maroken Achraf Hakimi zbuloi detaje interesante nga takimi me sulmuesin francez, duke theksuar dashurinë e Mbappés për Marokun dhe kulturën e tij.

“Ka qenë shumë bukur ta shoh Mbappén këtu në Marok. Ai e do vendin tonë!

“Atij i pëlqen Maroku, i pëlqen edhe ushqimi ynë… Jam shumë i lumtur që e pashë. I pëlqeu edhe paraqitja jonë dhe tha se ne mund ta fitojmë absolutisht AFCON-in”, u shpreh Hakimi.

Prania e Mbappés në tribuna është parë si një mbështetje morale e madhe për Marokun, i cili synon të konfirmojë formën e mirë dhe të shkojë deri në fund në këtë edicion të AFCON-it.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark