Insajderi
Lajme

“Dita e zgjedhjeve sot më interesante..”, – çka po paralajmëron Exit Polli i PIPOS?

Insajderi
28 December 2025 - 17:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Dita e zgjedhjeve sot më interesante..”, – çka po paralajmëron Exit Polli i PIPOS?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fisnik Hailimi nga kompania PIPOS që të prezantojë Exit Poll-in në “Klan Kosova” ka njoftuar se deri më tash i kanë pasur 15 mijë të anketuar dhe se anketimet po vijojnë ende deri mbylljen e vendvotimeve në ora 19:00.

Halimi tha se prania e madh e votuesve të diasporës në Kosovë e ka bërë punën “më ekzotike”, por siguroi se rezultati i projeksionit të kompanisë së vet do të jetë “brenda margjinave të gabimit”.

“Kemi një ditë interesante të zgjedhjeve, për faktin që kemi një fluks të diasporës në Kosovë dhe thjesht është pak më ekzotike për ne në terren që të anketojmë. Po bëjmë gjithçka që është e mundur, por kisha dashur të them që pa punën e anketuesve në terren, puna jonë nuk do mund të ishte kualitative. Besojmë shumë, dhe krejt parametrat janë që edhe sonte të kemi një rezultat brenda standardeve të lejuara ndërkombëtarisht, brenda margjinave të gabimit”, tha ai.

“Anketimi është duke vazhduar dhe ka shumë që do të përgjigjen. Deri tani ka kaluar 15 mijë njerëz të cilët janë përgjigjur, natyrisht jo të gjitha përgjigjet merren parasysh”, tha tutje ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark