Insajderi
Lajme

Tri Exit Poll-e: Nisma Socialdemokrate s’e kalon pragun

Insajderi
28 December 2025 - 19:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tri Exit Poll-e: Nisma Socialdemokrate s’e kalon pragun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Kosovë janë realizuar tri Exit Poll-e nga PIPOS, UBO Consulting dhe televizioni T7, të cilat japin rezultate të përafërta për partitë politike pas përfundimit të procesit të votimit.

Sipas të dhënave të të tre Exit Poll-eve, Nisma Socialdemokrate e drejtuar nga Fatmir Limaj nuk arrin ta kalojë pragun zgjedhor.

Rezultatet tregojnë se kjo parti ka marrë përqindje të ulët të votave në të gjitha matjet.

Sipas Exit Poll-it të T7, Nisma ka siguruar 1.7% të votave. Ndërkaq, Exit Poll-i i realizuar nga PIPOS e rendit Nismën me 1.1%. Edhe sipas të dhënave të UBO Consulting, Nisma ka marrë 1.7%.

Këto rezultate, ndonëse jo përfundimtare, tregojnë një prirje të qartë se Nisma Socialdemokrate mbetet nën pragun zgjedhor, në pritje të rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark