Insajderi
Lajme

Numërohen mbi 55% e vendvotimeve në Prishtinë – VV prin bindshëm

Insajderi
28 December 2025 - 20:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Numërohen mbi 55% e vendvotimeve në Prishtinë – VV prin bindshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025 për Komunën e Prishtinës.

Sipas të dhënave të përditësuara më 28 dhjetor 2025, ora 20:44, janë numëruar 145 vendvotime nga gjithsej 262, që përbën 55.34% të tyre, ndërsa janë përpunuar 62,959 vota nga 219,516 votues të regjistruar, ose 28.68%.

Në bazë të rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me 53.96% të votave, apo 32,758 vota. Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 21.90% ose 13,297 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 18.41%, përkatësisht 11,175 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 3.50% të votave (2,127 vota), e ndjekur nga Nisma Socialdemokrate me 0.74% (449 vota). Srpska Lista ka marrë 0.35% të votave, apo 212 vota.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark