Insajderi
Lajme

Kurti: Për çështjen e presidentit së pari flasë me Vjosa Osmanin pastaj me opozitën

Insajderi
28 December 2025 - 22:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti: Për çështjen e presidentit së pari flasë me Vjosa Osmanin pastaj me opozitën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në konferencë për media u deklarua edhe për çështjen e presidentit të vendit.

Kurti tha se do të bisedojë me opozitën për këtë çështje por theksoi se fillimisht do të bisedojë me presidenten aktuale.

“Së pari të presim certifikimin nga KQZ. Dhe mëpastaj menjëherë e konstituojmë Kuvendin dhe themelojmë qeverinë. Jam i interesuar për bashkëpunim me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, Plani i Rritjes, marrëveshjet me Bankën Botërore. Bllokadat janë të pamundshme tanimë. Tepër herët të flasim, sonte do të festojmë. Gëzuar vitin e ri 2026”.

“Por, natyrisht që nuk do të vonohemi për këtë çësjhtke. Na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për presidentin e ardhshëm. Por, së pari do të bisedoj me presidenten aktuale, që të shohim hapat e ardhshme. Por, dihet që edhe për zgjedhjen e presidentin, na duhen 80 veta në sallë, dhe për këtë na duhet të bisedojmë. Por, ky sështë as hapi i dytë, por i tretë. Por, njëherë certifikimi”, deklaroi Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark