Insajderi
Lajme

Totaj:Pas qeverisjes jo të mirë nga VV, marrja e kaq shumë votave ishte befasi

Insajderi
29 December 2025 - 08:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Totaj:Pas qeverisjes jo të mirë nga VV, marrja e kaq shumë votave ishte befasi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja Vetëvendosje ka festuar mbrëmë rezultatin zgjedhor të arritur në Komunën e Prizrenit.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se nuk e ka pritur rezultatin e arritur nga Vetëvendosje, duke vlerësuar se kjo parti ka pasur një qeverisje jo të mirë.

Në një intervistë për Klan Kosovën, i pari i Prizrenit tha se procesi zgjedhor ka shkuar në rregull dhe ka uruar fituesin, pavarësisht zhgënjimit me rezultatin.

“Së pari duhet t’u japim komplimente qytetarëve, sepse procesi zgjedhor, të paktën deri tani sipas informatave që kemi, ka shkuar mirë. Pas një periudhe të qeverisjes jo të mirë nga Vetëvendosja, marrja e një numri kaq të madh votash për mua ka qenë befasi. Megjithatë, kjo është demokraci dhe duhet respektuar vullneti i qytetarëve”, ka deklaruar Totaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark