Një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, sot ka nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur në konferencën e mbajtur mbrëmë se procesi i numërimit do të fillojë sot nga ora 12:00, për shkak se i gjithë materiali zgjedhor do të pranohet përgjatë natës në qendrat e numërimit.
Ndërkohë, janë numëruar 99,26% e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani kanë mbetur vetëm 19 kuti pa u numëruar.
Në këtë fazë, Lëvizja Vetëvendosje prin me 49,30% të votave, duke siguruar 429 mijë e 979 vota. Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës me 21,01%, ndërsa e treta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,59%.