Insajderi
Lajme

Në 6 komuna me 70 vendvotime ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve

Insajderi
30 December 2025 - 09:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në 6 komuna me 70 vendvotime ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deri në përfundimin e ditës së parë pas zgjedhjeve, të hënën në mesnatë, 6 Qendra Komunale të Numërimit kanë përmbyllur procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thëë se numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesura është 70 dhe u takojnë komunave:Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8) dhe Mitrovicë e Veriut (22).

Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 32 QKN-të tjera.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark