Insajderi
Teknologji

iPhone Air 2 është sërish në rrugën e duhur për lansim në vitin 2026, sipas thashethemeve të reja

Insajderi
30 December 2025 - 15:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
iPhone Air 2 është sërish në rrugën e duhur për lansim në vitin 2026, sipas thashethemeve të reja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas raportimeve të nëntorit që Apple kishte shtyrë iPhone Air 2 për pranverën e 2027, një raportim i ri sugjeron se telefoni mund të dalë tashmë vitin e ardhshëm.

Tipster-i Fixed Focus Digital njoftoi në Weibo se iPhone Air 2 pritet të prezantohet në eventin e iPhone në vjeshtën e 2026.

Po ashtu, iPhone 17e thuhet se është në fazën e prodhimit masiv për një lansim pranveror.

Raportet e mëparshme parashikonin se Apple do të prezantojë iPhone 18 Pro, 18 Pro Max dhe iPhone Fold në shtator të vitit tjetër.

iPhone Air 2 pritet të ketë kamerë të dyfishtë pasme, bateri më të madhe, çmim më të ulët dhe sistem ftohjeje me “vapor chamber”.

Ky lansim duket se rikthen linjën Air më herët se sa ishte parashikuar. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark