Insajderi
Lajme

Kjo është mosha e viktimave që u gjetën të vdekur në një vilë në Pejë

Insajderi
30 December 2025 - 17:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është mosha e viktimave që u gjetën të vdekur në një vilë në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona, një burrë dhe një grua, janë gjetur sot të vdekur në një vilë në Pejë, kanë konfirmuar autoritetet policore dhe prokuroria.

Burime të Gazetës Insajderi kanë thënë se viktimat janë rreth të 20-tave.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, tha për Gazetën Insajderi se për rastin kanë identifikuar dëshmitarë dhe se viktimave pritet t’u bëhet autopsia me urdhër të prokurorit.

“Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, prokurorja e krimeve të rënda, njësitet relevante hetimore, ku aktualisht janë duke u siguruar prova. Në vendin e ngjarjes janë identifikuar disa dëshmitarë dhe është duke u pritur Mjekësia Ligjore për t’i tërhequr trupat e pajetë. Me urdhër të prokurorit, viktimave do t’u bëhet autopsia”, ka thënë ai”, tha ai.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, njoftoi se vdekjen e viktimave e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Rreth orës 15:00, policia u njoftua se në rrugën e KFOR-it dyshohej se dy persona në një vilë ndodheshin pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës kanë shkuar në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre. Viktimat janë një mashkull dhe një femër”, tha Gashi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark