Insajderi
Lajme

Bajraktari: Ngritja e aktakuzës për Masakrën e Reçakut, shpresë për drejtësi

Insajderi
30 December 2025 - 19:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bajraktari: Ngritja e aktakuzës për Masakrën e Reçakut, shpresë për drejtësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Avokati Ardian Bajraktari ka komentuar ngritjen e aktakuzës për masakrën e Reçakut, duke e konsideruar këtë një hap drejt drejtësisë për viktimat.

Ai thekson rëndësinë e bashkëpunimit të dëshmitarëve dhe palëve të dëmtuara me organet e drejtësisë për të siguruar prova dhe fakte të vlefshme, duke theksuar se krimet e luftës duhet të bazohen në dëshmi për të arritur një epilog të drejtë.

“Krimet e luftës, janë jo pak sfiduese, e kur kemi parasysh rrethanat tek ne, fakti se ka kaluar një kohë relativisht e gjatë, ndonëse deri në vitin 2018 këto krime ishin përgjegjësi e autoriteteve ndërkombëtare, fillimisht të UNMIK-ut dhe pastaj të EULEX-it”, ka thënë ndër të tjera Bajraktari.

Bajraktari shprehet se sfidat për gjykimin e këtyre krimeve janë të mëdha, veçanërisht për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga shteti serb, por edhe pse kanë kaluar vite nga ngjarjet, proceset gjyqësore mbeten thelbësore për ndriçimin e së vërtetës dhe për të siguruar drejtësi.

Ai thekson se respektimi i procedurave dhe afateve kohore është i domosdoshëm për të mos humbur efektin e procesit dhe për të ndriçuar Masakrën e Reçakut.

“Në këtë drejtim, dëshmitë e dëshmitarëve janë esenciale dhe shumë të rëndësishme, madje në këto raste determinuese për epilogun përfundimtar të proceseve si ky. Prandaj, dëshmitarët si dhe palët e dëmtuara, në këtë rast dhe në përgjithësi për krimet e luftës, duhet të jenë bashkëpunues me organet e drejtësisë, edhe përtej obligimit ligjor, ngase kështu i kontribuoni drejtësisë dhe të vërtetës”, ka thënë më tej ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark