Insajderi
Lajme

Rasti me dy viktima në një villë në Pejë, Prokuroria: Janë identifikuar dëshmitarë e siguruar prova

Insajderi
30 December 2025 - 20:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rasti me dy viktima në një villë në Pejë, Prokuroria: Janë identifikuar dëshmitarë e siguruar prova
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në një villë në Pejë ka ndodhur një rast tragjik, ku janë gjetur të vdekur dy persona.

Siç raportoi Gazeta Insajderi me burime më herët, të dy viktimat janë të moshës së re.

Lidhur me çështjen, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë bëri të ditur për Insajderin se janë identifikuar dëshmitarë dhe janë siguruar prova.

“Me të pranuar informatën menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, dyshohet se ishin pa shenje jete në një motel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe prokurorja e Krimeve të Rënda dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes duke siguruar provat të cilat do të shërbejnë në veprimet e mëtutjeshme. Njëkohësisht janë identifikuar dëshmitarë, është ftuar Mjekësia Ligjore për t’i tërhequr trupat e pajetë dhe me urdhër të shtetit të bëhet autopsia”, ka thënë Nikçi për Gazetën Insajderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark