Insajderi
Lajme

Në kohë zgjedhjesh Xhelal Sveçla e plotëson pozitën më të rëndësishme në MPB me njeriun e VV’së

Insajderi
30 December 2025 - 20:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në kohë zgjedhjesh Xhelal Sveçla e plotëson pozitën më të rëndësishme në MPB me njeriun e VV’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka caktuar në një nga pozitat më të rëndësishme në ministrinë e tij, një person që vjen nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

Gazeta Insajderi ka marrë vesh nga burimet e saja se vendimi është marrë më 26 dhjetor, dy ditë përpara mbarëvajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Metaj deri atëherë ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME), agjenci kjo e cila është në kuadër të MPB-së.

Metaj është caktuar pasi i ka skaduar mandati i Sekretares së Përgjithshme Fahrije Tërnava-Sheremetit, merr vesh gazeta.

Genc Metaj është vëllai i ish-deputetes së Vetëvendosjes, Shqipe Metaj-Isufi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark