Insajderi
Lajme

Shpërthim në një qendër skijimi në Zvicër, vdesin disa persona

Insajderi
01 January 2026 - 08:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpërthim në një qendër skijimi në Zvicër, vdesin disa persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa persona kanë gjetur vdekjen dhe të tjerë janë lënduar kur një shpërthim ndodhi në një bar në qytetin luksoz të skive alpine Crans Montana, tha policia zvicerane herët të enjten.

“Ka pasur një shpërthim me origjinë të panjohur”, tha Gaetan Lathion, një zëdhënës i policisë në kantonin Wallis në Zvicrën jugperëndimore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ka disa të plagosur dhe disa të vdekur”, ka shtuar ai.

Ai theksoi se shpërthimi ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit në një bar të quajtur Le Constellation, i cili është i njohur për turistët, ndërsa disa festonin vitin e ri.

Imazhet e publikuara tregojnë një ndërtesë në flakë dhe shërbimet e emergjencës aty pranë.

“Ndërhyrja është ende duke vazhduar”, ka thënë më tej ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark