Insajderi
Lajme

Hamza kujton Nexhat Dacin: Humbje e madhe për Kosovën

Insajderi
01 January 2026 - 12:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza kujton Nexhat Dacin: Humbje e madhe për Kosovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, duke thënë se kjo është një humbje e madhe për Kosovën.

Hamza tha se trashëgimia e tij është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit.

“Lajm i hidhur në ditën e parë të vitit 2026. Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën. Ai ishte institucionalist dhe akademik i përkushtuar, që kontribuoi shumë në jetën publike, duke besuar në rendin kushtetues, dialogun institucional dhe dijen si udhërrëfyes të shoqërisë. Trashëgimia e akademik Nexhat Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes Daci, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar ai.


Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark