Insajderi
Lajme

Defekt në rrjetin e ujësjellësit: Këto lagje të Prishtinës kanë mbetur pa ujë

Insajderi
01 January 2026 - 15:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Defekt në rrjetin e ujësjellësit: Këto lagje të Prishtinës kanë mbetur pa ujë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se disa zona të kryeqytetit aktualisht janë pa furnizim me ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit zyrtar të KRU “Prishtina”, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë me intensitet për sanimin sa më të shpejtë të defektit.

Njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”:

Të nderuar konsumatorë,

si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit, pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur këto zona:

  • Gjysma e Hajvalisë
  • Veterniku (kah Gorenja)
  • Lagjja Qëndresa
  • Konsumatorët prapa Grand Store
  • Zona kah Rezonanca – Lagjja Premium

Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë me intensitet për sanimin sa më të shpejtë të defektit. Rikthimi i furnizimit me ujë do të bëhet menjëherë pas përfundimit të punimeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark