Më shumë se 100 persona të plagosur janë transportuar në spitale në të gjithë Zvicrën pas tragjedisë që ndodhi në natën e ndërrimit të viteve në një resort skish.
Drejtorja e Spitalit Universitar të Lozanës, Claire Charmet, tha se deri më tani kanë marrë përsipër 22 persona.
Charmet i tha gazetës zvicerane 24 Heures se pacientët, mesatarisht të moshës 16 deri në 26 vjeç, përbëjnë “rastet më serioze”.
Sipas saj, rikuperimi i rasteve më të rënda do të jetë “një proces i gjatë dhe intensiv, që do të zgjasë disa javë, ndoshta edhe muaj”.
Drejtorja shtoi se është “shumë herët për të përcaktuar” nëse ndonjë nga pacientët është në rrezik, duke theksuar se përparësia ka qenë “pritja e pacientëve, identifikimi i tyre, lidhja me familjet dhe sigurimi që procesi i kujdesit po funksionon”.