Insajderi
Lajme

Flamuri i Kosovës në gjysmështizë në Bern, në nderim të viktimave të tragjedisë në Crans-Montana

Insajderi
02 January 2026 - 14:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Flamuri i Kosovës në gjysmështizë në Bern, në nderim të viktimave të tragjedisë në Crans-Montana
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasada e Kosovës në Bern ka njoftuar se ka ulur në gjysmështizë flamurin e Kosovës në ambasadë, në nderim të viktimave që humbën jetën tragjikisht në një bar në Crans-Montana të Zvicrës.

“Në shenjë respekti dhe solidariteti me Zvicrën pas tragjedisë në Crans-Montana, flamuri i Republikës së Kosovës valon në gjysmështizë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë. Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me popullin zviceran dhe me të gjithë të prekurit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në një komunikim të mëhershëm, ambasada bëri të ditur se “për momentin nuk ka informata që ka të përfshirë shtetas kosovarë në mesin e viktimave apo të lënduarve”.

Zjarri përfshiu barin në orët e para të Vitit të Ri, duke lënë të vdekur rreth 40 persona dhe duke plagosur 115 të tjerë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark