Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç raportojnë CBS e Reuters, me urdhër të presidentit Donald Trump kanë nisur një operacion ushtarak në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas, duke sulmuar disa caqe ushtarake.
Në internet tashmë janë duke qarkulluar pamje të shumta, të kapura edhe nga banorët e Caracas, teksa ata shohin nga ballkonet e shtëpive sulmet e helikopterëve ushtarakë amerikanë.

Gazetari Thomas Van Linge ka publikuar një video, ku dëgjohen disa banorë të Caracas teksa bisedojnë të shqetësuar për atë që po ndodh.
Venezuela 🇻🇪: military strikes being reported in La Guaira, right next to Simon Bolivar airport, the main gateway to Caracas. pic.twitter.com/HP0rezASvM
— Thomas van Linge (@ThomasVLinge) January 3, 2026