Insajderi
Botë

Maduro do gjykohet në New York, Prokurorja e Përgjithshme zbulon veprat që iu ngarkohen

Insajderi
03 January 2026 - 14:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Maduro do gjykohet në New York, Prokurorja e Përgjithshme zbulon veprat që iu ngarkohen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi, ka njoftuar se presidenti venezuelian Nicolas Maduro dhe Zonjën e Parë, Cilia Flores, janë të akuzuar në Gjykatën e Distriktit Jugor të Nju Jorkut.

Bondi tha se Maduro përballet me akuza për:

  • konspiracion për narkoterorizëm,
  • konspiracion për importim kokaine,
  • posedim armësh automatike dhe pajisjesh shkatërruese,
  • dhe konspiracion për të poseduar këto armë kundër SHBA.

Maduro ishte akuzuar fillimisht në mars 2020 për “narkoterorizëm” në të njëjtën gjykatë. Bondi shtoi në X: “Ata së shpejti do të përballen me gjithë ashpërsinë e drejtësisë amerikane në tokën amerikane, në gjykatat amerikane.”

Ajo falenderoi gjithashtu presidentin Trump dhe forcat e armatosura amerikane për operacionin e suksesshëm kundër dy të dyshuarve për trafik ndërkombëtar droge. / abcnews.al /


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark