Insajderi
LifeStyle

Ja si ta ngrohni shpejt motorin e veturës gjatë dimrit dhe të kursen karburante

Insajderi
03 January 2026 - 20:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ja si ta ngrohni shpejt motorin e veturës gjatë dimrit dhe të kursen karburante
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dimri sjell jo vetëm mot të ftohtë, por edhe sfidën e përditshme: si të ngrohësh motorin e veturës sa më shpejt.

Shumë shoferë kanë zakon të ndezin automjetin dhe të presin pa lëvizur, duke menduar se kjo do ta ngrohë motorin më shpejt.

Sipas ekspertëve, kjo praktikë nuk është më e mira.

Sekreti është thjesht: kur ndizni motorin, mos aktivizoni menjëherë ngrohjen e brendshme. Kur ventilatori i ngrohjes punon që në fillim, ai përdor lëngun ftohës për të ngrohur kabinën.

Si rezultat, motori merr më shumë kohë për të arritur temperaturën optimale të punës.

Ekspertët këshillojnë të prisni disa minuta pa ngrohje, edhe nëse ajri që del nga ventilatori është i ftohtë në fillim. Kjo mënyrë ngroh motorin më shpejt, kursen benzinë dhe mban sistemin e ftohjes më efikas.

Pra, dimri nuk është më pengesë: disa minuta durim në fillim do të bëjnë makinën tuaj të funksionojë më mirë dhe të kurseni para.


OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
27 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark