Insajderi
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë- Plagoset një vajzë e mitur, kalimtare e rastit

Insajderi
03 January 2026 - 22:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë- Plagoset një vajzë e mitur, kalimtare e rastit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë orëve të mbrëmjes, në Gjakovë ka pasur të shtëna me armë zjarri mes dy personave.

Raportohet se si pasojë e incidentit, është plagosur një vajzë e mitur, e cila ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë.

Sipas tij, deri më tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me këtë rast, ndërsa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark