Ismail Qemali pa përkrahjen e familjes drejt shpalljes së Pavarësisë - Insajderi
×
Kulturë

Ismail Qemali pa përkrahjen e familjes drejt shpalljes së Pavarësisë

Insajderi
21 September 2017 - 13:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Familja e Ismail Qemalit ishte distancuar prej tij qysh prej momentit kur nëpunësi i Perandorisë Osmane ia kishte kthyer shpinën Portës së Lartë.

Në fillim të shekullit të kaluar kur Perandoria kishte nisur të merrte tatëpjetën, familjet e mëdha shqiptare, pashallarët e bejlerët ishin renditur në taborët e osmanëve duke u munduar ta ruanin edhe pushtetin bashkë me ta. Refuzonin t’u bashkoheshin lëvizjeve për çlirimin e Shqipërisë.

Bile i kundërshtonin e i amortizonin ato. Njëjtë kishte vepruar edhe familja Vlora prej nga vinte Ismail Qemali. Para se ta shpallte Pavarësinë, nga vetë familjarët e tij do të cilësohej i poshtër e bukëshkalë, shkruan KohaDitore.

Këto përfundime i ka nxjerrë historiani Pëllumb Xhufi në kumtesën “Paria e vjetër dhe protagonistë të rinj në luftën për Pavarësi”, të cilën e ka shpalosur të mërkurën në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në kuadër të tryezës njëditore shkencore “Roli i oxhakërisë në historinë shqiptare”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark