Insajderi
Lajme

Afro 50 për qind të votave me postë të numëruara, këto janë rezultatet

Insajderi
04 January 2026 - 18:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Afro 50 për qind të votave me postë të numëruara, këto janë rezultatet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rezultatet e deritanishme të votimit me postë tregojnë një epërsi të theksuar të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka siguruar 72.28% të votave, përkatësisht 9,220 vota.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.26% ose 1,309 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pozicionohet e treta me 8.77% apo 1,119 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5.75% të votave (734 vota), duke mbetur dukshëm prapa tri partive kryesore.

Sipas të dhënave, deri më tani janë numëruar 45 nga 92 kuti të votimit, apo 48.91% e totalit.

Rezultatet mund t’i shikoni KËTU.

/Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark