Insajderi
Lajme

Mbi 60 për qind të votave me postë të numëruara, këto janë rezultatet

Insajderi
04 January 2026 - 21:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbi 60 për qind të votave me postë të numëruara, këto janë rezultatet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja Vetëvendsoje po prin e para në rezultatet e votimit me postë, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Me mbi 61 për qind të votave të numëruara deri më tani, VV ka siguruar 72.55% të votave, ose 11,786 vota.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.84% të votave, përkatësisht 1,761 vota. Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 8.00% apo 1,299 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5.30% të votave me postë, duke siguruar 861 vota.

Sipas KQZ-së, deri në momentin e publikimit janë numëruar 57 nga 92 kuti të votimit me postë, apo 61.96% e totalit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark