Insajderi
Lajme

Përplasja mes dy grupeve në Podujevë, policia jep detaje shtesë

Insajderi
05 January 2026 - 09:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përplasja mes dy grupeve në Podujevë, policia jep detaje shtesë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e plagosjes në Podujevë.

Në raportin ditor të së hënës thuhet se ka pasur mosmarrëveshje mes “dy grupeve rivale”.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë  04.01.2026, 20:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy grupe rivale pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovar. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre ku si pasojë ka plagosur dy nga të dyshuarit dhe viktimën”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Dyshohet se në këtë rast kanë marr pjesë edhe tre persona të tjerë të cilët nuk janë identifikuar dhe gjenden në arrati. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy nga të dyshuarit tjerë kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, përmbyllet njoftimi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark