Alba rrëzohet sërish në BBVK - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Alba rrëzohet sërish në BBVK

    Insajderi
    05 January 2026 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Momente qesharake u regjistruan sonte brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, teksa Alba pësoi një rrëzim të lehtë, por pa asnjë incident.

    Kjo shënon herën e tretë që banorja rrëzohet gjatë qëndrimit në shtëpi. Ndryshe nga dy herët e para, kur Alba u desh të mjekohej pas lëndimeve nga incidentet e mëparshme, këtë herë gjithçka kaloi me të qeshura dhe shaka mes banorëve.

    Rrëzimi ndodhi teksa Alba po hynte në lavanderi dhe pengohej nga disa rroba të vendosura në rrugën e saj.

    Banorët të tjerë e panë situatën dhe shpërthyen në të qeshura, duke e bërë momentin edhe më komik.

    Alba u ngrit menjëherë dhe vazhdoi aktivitetet e saj brenda shtëpisë, pa pasur nevojë për ndihmë mjekësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark