Insajderi
Lajme

Dyshime për vjedhje të votave në Oslo: Dega e PDK-së me 35 anëtarë merr vetëm 14 vota ndërsa VV mbi 500

Insajderi
05 January 2026 - 18:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshime për vjedhje të votave në Oslo: Dega e PDK-së me 35 anëtarë merr vetëm 14 vota ndërsa VV mbi 500
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rezultatet e votimit të diasporës në Oslo kanë ngritur dyshime për procesin zgjedhor, pasi Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të sigurojë vetëm 14 vota, ndonëse vetëm dy javë para zgjedhjeve kishte formuar degën e saj me një Këshill Drejtues prej 35 anëtarësh. Në të njëjtën kohë, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë mbi 500 vota në këtë qytet, shkruan Gazeta Insajderi.

Partia Demokratike e Kosovës ka formuar zyrtarisht degën e saj në Oslo të Norvegjisë vetëm dy javë para mbajtjes së zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke zgjedhur një strukturë të gjerë drejtuese me 35 anëtarë të Këshillit Drejtues.

Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për votimin e diasporës, PDK ka arritur të sigurojë vetëm 14 vota në Oslo, që përkthehet në 2.56 për qind të votave totale në këtë zonë.

Në krye të listës renditet Lëvizja Vetëvendosje me mbi 92 për qind të votave, ndërsa edhe LDK ka marrë më shumë vota se PDK në këtë qytet.

Reagon PDK në Norvegji

Pas publikimit të rezultateve të votimit nga diaspora, ka reaguar edhe dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Norvegji.

Në një reagim publik, PDK në Norvegji ka vënë në dyshim rezultatet e dala nga procesi i votimit, duke theksuar se numri i votave nuk përputhet me realitetin në terren.

“Ose diçka nuk shkon me procesin, ose nëndega nuk ka punuar sa duhet. Vetëm 14 vota nga Norvegjia nuk përputhen aspak me realitetin dhe madhësinë e mërgatës këtu. Çdo votë ka rëndësi dhe këto shifra kërkojnë sqarim,” thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Norvegji.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark