Insajderi
Lajme

Gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë një burrë në Fushë Kosovë

Insajderi
06 January 2026 - 09:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë një burrë në Fushë Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit, trupi i tij është gjetur të hënën rreth orës 12:50.

Ndërkohë, rrethanat e vdekjes së viktimës ende nuk dihen, derisa policia ka iniciuar rastin si “Hetim mbi vdekjen”.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete, ku vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Rrethanat e rastit ende nuk dihen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark