Insajderi
Lajme

Analistët në zgjedhje: Kush triumfoi dhe kush dështoi të bëhet deputet?

Insajderi
06 January 2026 - 10:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Analistët në zgjedhje: Kush triumfoi dhe kush dështoi të bëhet deputet?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit konfirmuan sërish trendin e përfshirjes së analistëve politikë në listat zgjedhore. Megjithatë, jo të gjithë arritën ta përkthenin popullaritetin televiziv në vota për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, shkruan Insajderi.

Pavarësisht zhurmës dhe pranisë së shpeshtë në debate, rezultatet tregojnë një bilanc të përzier për emrat që braktisën studiot për t’iu futur garës politike nën logon e VV-së, LDK-së dhe AAK-së.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur të fusin në Parlament dy nga prurjet e tyre kryesore.

Blerim Gashi nga Lëviza Vetëvendosje, ka shënuar sukses duke u renditur i 28-ti në listë. Ai ka grumbulluar gjithsej 24,593 vota, duke siguruar kështu një ulëse të sigurt në legjislaturën e re.

Ermal Sadiku, ka arritur të bindë elektoratin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke siguruar mandatin e deputetit me 16,744 vota.

Por, kush mbeti jashtë?

Nga ana tjetër, për disa emra të njohur, fushata nuk përfundoi me sukses. Edhe pse me përvojë në komunikim publik, votat nuk ishin të mjaftueshme për t’u zgjedhur.

Burim Ramadani nga AAK, përkundër angazhimit, ai mbeti jashtë Kuvendit duke grumbulluar 14,928 vota.

As Viktor Buzhala si duket nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme brenda listës së Vetëvendosjes.

Sipas të dhënave ai deri tani ka mbi 11 mijë vota.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark