Insajderi
Lajme

Edi rëndit pesë finalistët e Big Brother Vip Kosova

Insajderi
06 January 2026 - 12:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edi rëndit pesë finalistët e Big Brother Vip Kosova
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Eduard Kuçi ka ndarë publikisht emrat e pesë banorëve që, sipas tij, meritojnë të shkojnë në finale.

Në një deklaratë të fundit, ai renditi si finalistë: Londrimin, Klodin, Labinot Rexhën, Ludon dhe Albën.

Kuçi theksoi veçanërisht lojën e Ludos, duke e vlerësuar atë si një nga konkurrentët më të fortë në garë.

“Ludo është shumë i fortë edhe strateg”, u shpreh ai.

Edi ndërkaq u eliminua të hënën nga Big Brother, nga një televotim i publikut.

Vëllai i Madh e vendosi në televotim për shkak të ofendimeve dhe kërcënimeve kundrejt Ardit Stafajt.

Megjithatë, u shpreh i lumtur pasi ka arritur të qëndroj afro dy muaj në shtëpinë e famshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark