Insajderi
Lajme

Lladrovci u bën thirrje qytetarëve: Mos dilni pa nevojë në rrugë

Insajderi
06 January 2026 - 17:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lladrovci u bën thirrje qytetarëve: Mos dilni pa nevojë në rrugë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, njoftoi se disa rrugë janë të pakalueshme për shkak të vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.

Ai u ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes gjatë lëvizjes së tyre.

“Rrugët aktualisht janë të pakalueshme në tri drejtime: Drenas-Komoran, Drenas-Guri i Plakës dhe Drenas-Kroi i Mbretit. Qytetarë të nderuar, duhet të keni kujdes të respektoni shiritin e vendosur nga Inspektorati dhe Policia e Kosovës për ndalimin e qarkullimit. Kërkoj të keni kujdes kur të shihni shiritët për ndalimin e qarkullimit edhe për toke, sepse në disa vende i gjetëm të dëmtuar. Aktualisht, urat janë të pakalueshme te Guri i Plakës, te Ademtë, te Hajdarajt, te Mehantë, te Shaltë, Bucolltë, ndërsa te Prenkajt, kalimi është i vështirësuar dhe kërkohet kujdes”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Ai theksoi se kujdesi duhet shtuar edhe te kalimi i urave tjera në komunën tonë, sepse, ka mundësi që uji ti ketë dobësuar ato.

“Dy grupe të Shërbimeve Publike dhe Emergjencat, Policia e Kosovës dhe AME-ja, ndodhen në terren duke u përpjekur për përmirësimin e situatës dhe duke e përcjellur atë”, shtoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark