Insajderi
Lajme

Lladrovci: Reshjet dëmtojnë rrugën pranë urës “Te Senikt” në drejtimin Shtrubullovë – Korroticë e Ulët

Insajderi
06 January 2026 - 22:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lladrovci: Reshjet dëmtojnë rrugën pranë urës “Te Senikt” në drejtimin Shtrubullovë – Korroticë e Ulët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reshjet e dendura të sotme kanë shkaktuar dëmtime serioze në rrugën Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, konkretisht në segmentin pranë urës së njohur si “Te Senikt”, duke e bërë atë të pakalueshme për qarkullim.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët që frekuentojnë këtë drejtim rrugor. Sipas tij, vërshimet dhe reshjet intensive kanë dëmtuar infrastrukturën rrugore pranë urës që lidh dy fshatrat.

“Reshjet e dendura dhe vërshimet, kanë dëmtuar rrugën pranë urës që lidh këto dy fshatra. Kërkohet kujdes nga qytetarët dhe të respektohen shiritët e ndalimit të kalimit në këtë segment rrugor”, ka shkruar Lladrovci në ‘Facebook’.

Lladrvoci ka njoftuar se Drejtoria e Emergjencave dhe Policia e Kosovës e kanë bërë kufizimin në rrugë me shirit parandalues pranë urës. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark