Insajderi
Lajme

Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri më 12 janar

Insajderi
06 January 2026 - 23:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri më 12 janar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se, për shkak të reshjeve të fundit dhe kushteve të vështira atmosferike në disa zona të vendit, fillimi i procesit mësimor do të shtyhet deri më 12 janar 2026.

Vendimi vjen si pasojë e vërshimeve dhe situatës së rënduar në shumicën e komunave, si dhe për shkak të qarkullimit të vështirësuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke shkaktuar vërshime lokale, pengesa në trafik dhe probleme në sistemet e kanalizimit.

Si rezultat, pushimi dimëror do të vazhdojë edhe për 8 dhe 9 janar 2026, ndërsa mësimi për gjysmëvjetorin e dytë do të fillojë të hënën, më 12 janar 2026.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark