Insajderi
Sport

Lionel Messi tregon jetën private: Antonela në ChatGPT, topi i ndaluar në shtëpi

Insajderi
07 January 2026 - 10:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lionel Messi tregon jetën private: Antonela në ChatGPT, topi i ndaluar në shtëpi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lionel Messi ka dhënë së fundmi një intervistë interesante, ku ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij private, të panjohura më parë për publikun.

I pyetur nga gazetarët nëse është përdorues i ChatGPT-së, ylli i Inter Miamit u shpreh se nuk e ka përdorur asnjëherë inteligjencën artificiale, ndonëse nuk është kundër saj.

Nga ana tjetër, thotë se gruaja e tij e përdor për çdo gjë.

“Unë kurrë s’e kam përdorur ChatGPT-në. Në fakt, nuk përdori AI-në, jo sepse jam kundër, por nuk jam futur në të ende.

“Antonela është në ChatGPT-i gjatë gjithë kohës, duke e pyetur për çdo gjë. Për ushqime, për gjithçka – por unë s’jam futur ende në atë botë”, u shpreh Lionel Messi.

Messi gjithashtu tregoi edhe për shumë gjëra të tjera. Një prej tyre ishte edhe se si gruaja e tij nuk e lejon atë që të luajë në shtëpi me top me fëmijët e tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark