Rusia ka vendosur asete ushtarake të marinës për të ruajtur një cisternë nafte që po ndiqet nga forcat amerikane përtej Atlantikut.
Anija, në të cilën s’ka asgjë aktualisht, historikisht ka transportuar naftë bruto venezueliane dhe mendohej se ndodhej midis Skocisë dhe Islandës, raporton BBC, përcjell Insajderi.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha muajin e kaluar se po urdhëronte “bllokadë” të cisternave të sanksionuara të naftës që hynin dhe dilnin nga Venezuela, veprim që qeveria atje e përshkroi si “vjedhje”.
Përpara se SHBA-të të kapnin ish-liderin e vendit Nicolás Maduro të shtunën, Trump akuzoi vazhdimisht qeverinë e Venezuelës se përdorte anije për të sjellë drogë në SHBA.
Roja Bregdetare Amerikane u përpoq të hipte në Bella 1 muajin e kaluar në Karaibe, kur besohej se po shkonte drejt Venezuelës. Ajo kishte urdhër arresti për të sekuestruar anijen, e cila akuzohej për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe transportim të naftës iraniane.
Rusia thotë se po “monitoron me shqetësim” situatën përreth anijes. /Insajderi.org/