Insajderi
Lajme

LDK’së i rikthehet një mandat, PDK bie në 22, përditësimi i fundit i KQZ-së

Insajderi
07 January 2026 - 13:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
LDK’së i rikthehet një mandat, PDK bie në 22, përditësimi i fundit i KQZ-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit nga rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në këtë përditësim bëhet e ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë edhe një mandat, duke e çuar kështu, në 15 deputet grupin e tyre parlamentare.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës, ka rënë nga 23 në 22 deputet, duke humbur kështu një mandat.

Deputeti që hyn në parlament nga rezultatet e tanishme është Fadil Haderxhonaj i LDK’së. Ndërsa deputeti nga PDK që e humb ulësen në kuvend është Bekim Haxhiu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark