Insajderi
Lajme

Arrestohet 51-vjeçari i dënuar për shitblerje të drogës në Prishtinë

Insajderi
07 January 2026 - 14:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet 51-vjeçari i dënuar për shitblerje të drogës në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person i dënuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar: – S.B. mashkull, 51 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 2 vite burgim dhe 3 mijë euro dënim me gjobë për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.”

Ai pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark