Insajderi
Analiza

Mazreku e Berisha: Si krijuan biznes në vitin 2024 dy të arrestuarit për aferën në BKS

Insajderi
08 January 2026 - 11:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mazreku e Berisha: Si krijuan biznes në vitin 2024 dy të arrestuarit për aferën në BKS
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi për një seri skandalesh që lidhen me Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS), derisa ajo po drejtohej nga i arrestuari i fundit, Sami Mazreku. Ky i fundit është i përjashtuar me vendim të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për 5 vite nga industria e sigurimeve, por kjo nuk e ka penguar atë t’i kthehet biznesit privat.

Shënim: Në këtë artikull, në versionin fillestar, është përvjedhur një gabim teknik, ku njëri nga personat është përmendur se ka lidhje me një ish-zyrtar publik

Gazeta Insajderi

Sami Mazreku ishte larguar nga BKS-ja me dorëheqje, por shumë shpejt gjeti rrugën drejt bizneseve të reja. Në maj të vitit 2024, ai bashkë me Valon Berishën – i arrestuar edhe ky në aksionin e madh të Prokurorisë së Prizrenit – krijuan firmën e kontabilitetit “Peregrin Accounting & Consulting L.L.C.”.

Kapitali prej 210 mijë eurosh

Ajo që bie sy është kapitali i lartë me të cilin u themelua kjo kompani. Që në momentin e regjistrimit, firma ka pasur një kapital prej mbi 210 mijë eurosh.

Sipas regjistrit të bizneseve, 34 për qind të aksioneve në këtë firmë (rreth 71 mijë euro) i mban Granit Mehmeti.

Pjesën tjetër të aksioneve, nga 33 për qind secili (rreth 69 mijë euro investim sipas të dhënave të regjistruara), e kanë futur dy të arrestuarit: Sami Mazreku dhe Valon Berisha.

Përveç ortakërisë me Mazrekun, Valon Berisha rezulton të jetë aktiv në fushën e kontabilitetit edhe më herët. Në regjistrat e bizneseve, ai figuron pronar i 100 për qind të aksioneve në një tjetër firmë kontabiliteti, TI+2 L.L.C.” të krijuar në vitin 2019, me një kapital themelues prej 20 mijë eurosh.

Në anën tjetër, përveç ortakërisë me Valon Berishën e Granit Mehmetin në firmën “Peregrin Accounting & Consulting L.L.C.”, Sami Mazreku në vitin 2025 ka themeluar edhe një kompani tjetër. Në regjistrat zyrtarë, ky biznes rezulton të ketë si aktivitet kryesor “aktivitete juridike”.

Firma “A.N.J Corporate Advisory L.L.C.”, e cila ka si ortak të vetëm Sami Mazrekun, u themelua më 10 dhjetor 2025 – apo thënë ndryshe, vetëm pak javë para se Mazreku të përfundonte në pranga. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark