Insajderi
Lajme

Dervishaj jep dorëheqje nga dega e PDK’së në Gjermani, godet kryesinë: Pati përçarje të vazhdueshme

Insajderi
08 January 2026 - 11:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dervishaj jep dorëheqje nga dega e PDK’së në Gjermani, godet kryesinë: Pati përçarje të vazhdueshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shahin Dervishaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së PDK-së në degën Baden-Württemberg të Gjermanisë.

Dervishaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se kryesia e PDK’së kanë tentuar ta fajësojnë për dështimin në mërgatë.

“Kryesia e PDK-së vazhdimisht ka tentuar të na fajësojë për dështimin në mërgatë. Kjo akuzë nuk qëndron. Ne kemi kontribuar me përkushtim maksimal, pa asnjë interes personal, pa përfitime dhe pa kalkulime, por vetëm nga vullneti, përgjegjësia dhe dashuria për partinë”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Ai ndër të tjera ka fajësuar për rezultatin e dobët të PDK’së në diasporë “individë të caktuar” që kanë ndërhyrë, sipas tij, në mënyrë direkte e që ka shkaktuar përçarje të vazhdueshme.

“Fajtori kryesor për rezultatin e dobët të zgjedhjeve në mërgatë ka qenë ndërhyrja direkte e individëve të caktuar, të cilët me veprimet e tyre kanë shkaktuar përçarje të vazhdueshme. Këto ndërhyrje kanë dëmtuar unitetin, kanë demotivuar aktivistët dhe kanë minuar punën e sinqertë të atyre që kontribuan pa interesa personale. Përgjegjësia nuk mund të bartet tek ata që punuan, por tek ata që përçanë“, ka thënë më tej ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark