Insajderi
Hulumtime/Analiza

Komuna e Prishtinës lidh dy kontrata brenda një dite me kompaninë e një ish-drejtori të LDK-së

Insajderi
08 January 2026 - 15:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komuna e Prishtinës lidh dy kontrata brenda një dite me kompaninë e një ish-drejtori të LDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Prishtinës ka lidhur brenda një dite dy kontrata publike me kompaninë e një ish-drejtori nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili për disa vite ka ushtruar funksione drejtuese në Komunën e Rahovecit, shkruan Insajderi.

Kontrata e parë ka të bëjë me projektin “Ndërtimi i rrugëve në Bardhosh–Bërnicë”.

Vlera e këtij tenderi është 244,896 euro, ndërsa fitues është shpallur Grupi i Operatorëve Ekonomikë: “EURO CONSTRUCTION NNP” SH.P.K. dhe “DOMID” SH.P.K.

Ndërkaq, kontrata e dytë lidhet me tenderin “Ndërtimi i rrugëve në lagjen Taslixhe”, po ashtu i zhvilluar përmes ritenderimit, me vlerë afro 400 mijë euro.

Njoftimi për dhënien e dy tenderëve nga Komuna e Prishtinës është publikuar më 01 janar 2026, ndërsa njëra prej kontratave ka nxitur edhe ankesa.

Ankesa ndaj Komunës së Prishtinës për kontratat që fitoi N.N.P. EURO CONSTRUCION

Një palë e pakënaqur ka paraqitur ankesë ndaj Komunës së Prishtinës për tenderin “Ndërtimi i rrugëve në Bardhosh–Bërnicë.

Kompania ankuese pretendon se kriteret e komunës të vendosura në dosje janë në kundërshtim me ligjin.

Megjithatë, Komuna e Prishtinës ka refuzuar kërkesën për rishqyrtim, duke e cilësuar atë si të pabazuar, dhe ka vazhduar procedurat për dhënien e kontratës kompanisë “N.N.P. EURO CONSTRUCION”.

Kush qëndron prapa “N.N.P. EURO CONSTRUCION”?

Kompania “N.N.P. EURO CONSTRUCION”, është themeluar nga Bislim Morina në vitin 2013.

I njëjti ishte pjesë e partisë që udhëheq Prishtinën.

Bislim Morina në vitin 2014 ishte emëruar Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim Bislim Morina, në Komunën e Rahovecit, nga radhët e LDK-së.

Ai në profilin e tij ka të publikuar fotografi nga aktivitet në këtë parti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark