Një zjarr i madh ka përfshirë sot objektin e “Comodita Home” në Gjakovë.
Policia tha se zjarri është i përmasave të mëdha dhe ekipet emergjente vazhdojnë punën për ta vënë situatën nën kontroll.
“Rreth orës 16:40, jemi njoftuar se në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, një fabrikë është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ekipet emergjente vazhdojnë punën për ta vënë situatën nën kontroll. Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për pasoja në njerëz, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale në njerëz do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Insajderin.