Insajderi
Lajme

Nga acari -11 gradë te shiu i ngrirë, moti për të premten

Insajderi
08 January 2026 - 23:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nga acari -11 gradë te shiu i ngrirë, moti për të premten
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të premten parashihet mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit, i shoqëruar me acar të fortë. Gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, me mundësi për reshje të izoluara bore ose shqote.

Në orët e vona të pasdites, e sidomos gjatë mbrëmjes, parashihet intensifikim i reshjeve, kryesisht në formë shiu. Megjithatë, në intervale të caktuara dhe lokalisht, nuk përjashtohen reshje të përziera dimërore, si shi i ngrirë, shqotë dhe borë.

Në Rrafshin e Dukagjinit ekziston mundësia e paraqitjes së vetëtimave dhe bubullimave.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi, herë pas here e fuqishme, veçanërisht në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi që pritet të arrijë nga 17 deri në 58 km/h.

Temperaturat do të shënojnë rritje gjatë ditës, me vlerat minimale që do të lëvizin nga -11 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 2 deri në 6 gradë Celsius. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark