Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër pas njoftimit të Sindikatës së Policisë se familjet e policëve të rënë në detyrë nuk janë paguar për muajin dhjetor.
Ai e ka cilësuar këtë situatë si të papranueshme dhe fyese, duke theksuar se bëhet fjalë për një obligim shtetëror që nuk guxon të neglizhohet. Sipas Ramadanit, mos-pagesa për muajin dhjetor 2025 ndaj familjeve të policëve të rënë në detyrë përbën një shkelje të rëndë morale dhe institucionale.
“Mos-pagesa për muajin dhjetor 2025 të obligimit shtetëror për familjet e policëve të rënë në detyrë është e papranueshme dhe ofenduese. Sakrifica e policëve të rënë në detyrë duhet të nderohet, jo të neglizhohet. Ata e ato dhanë jetën në krye të detyrës. Janë heronjtë e shtetit ligjor në Kosovë”, ka shkruar Ramadani.