Insajderi
Lajme

Një veturë bie në përroin e Klosit, dyshohet se shoferi është marrë nga rrjedha e ujit

Insajderi
10 January 2026 - 09:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një veturë bie në përroin e Klosit, dyshohet se shoferi është marrë nga rrjedha e ujit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi rreth orës 01:00 të natës, në zonën e Klosit në Shqipëri. Mjeti është gjetur mëngjesin e kësaj të shtune, ndërsa dyshohet se drejtuesi i tij, J.K., 30 vjeç, është marrë nga rrjedha e ujit.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë së Shtetit, të cilat, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë angazhuar në kërkime përgjatë rrjedhës së përroit për gjetjen e 30-vjeçarit.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark