Insajderi
Lajme

Ndihmonte emigrantët të largoheshin në mënyrë të paligjshëm nga vendi, ekstradohet nga Gjermania 51-vjeçari shqiptar

Insajderi
10 January 2026 - 15:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndihmonte emigrantët të largoheshin në mënyrë të paligjshëm nga vendi, ekstradohet nga Gjermania 51-vjeçari shqiptar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shtetas shqiptar i dënuar me 6 vite burgim është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, pasi akuzohet për përfshirje në aktivitetin e paligjshëm të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale mes Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden në Gjermani, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua ekstradimi i shtetasit Sokol Ndreka, 51 vjeç.

Ndreka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sipas hetimeve, më datë 31 tetor 2022, në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, u kapën në një automjet 15 shtetas të huaj, të cilët po transportoheshin në mënyrë të paligjshme. Nga verifikimet rezultoi se Sokol Ndreka ishte i përfshirë drejtpërdrejt në këtë aktivitet kriminal.

Falë bashkëpunimit ndërkombëtar mes strukturave të Interpolit, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar më pas ekstradimi drejt vendit tonë për vuajtjen e dënimit./TCh/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark