Insajderi
Lajme

IHMK: Deri më sot kanë rënë mbi 150 milimetra reshje

Insajderi
10 January 2026 - 19:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IHMK: Deri më sot kanë rënë mbi 150 milimetra reshje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime të konsiderueshme në disa pjesë të vendit.

Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vetëm sot, sasia e reshjeve ka tejkaluar mbi 100% të reshjeve.

“Sa i përket sasisë së reshjeve, mund të themi këtë, se mesatarisht gjatë muajit janar ka rënë rreth 60 milimetra. Ndërsa deri tani, më datë 10 në territorin e Republikës së Kosovës kanë rënë mbi 150 milimetra reshje, që do të thotë se është më shumë se 100%, apo rreth 120%, dhe jemi ende në fillim të këtij muaji”, tha Kastrati.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark