Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat deri -11 gradë

Insajderi
10 January 2026 - 22:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat deri -11 gradë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditën e diel reshjet e borës vazhdojnë lokalisht kohëpaskohe, e më vonë pjesëve perëndimore të vendit vranësirat shpërndahen. Temperaturat mbesin në vlera negative ndërmjet -5C e -2C. 

Të hënën acar, me minimale që zbresin deri në -11C, ndërsa maksimalet arrijnë vetëm në -4C e -2C.

Pjesëve perëndimore do të ketë më shpesh intervale me diell, derisa pjesëve lindore vranësira e mundësi për reshje të dobëta bore kohëpaskohe. Të martën dominojnë vransirat, ndërkohë që maksimalet shënojnë një rritje të lehtë në 0C e 2C.

Të hënën frynë erë e lehtë dhe mesatare veriperëndimore 3-8m/s, ndërsa nga dita e martë ndryshojnë drejtimin në krahun jugor, e frynë të lehta 1-4m/s


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark